E xhiron veten duke pirë helm dhe ja dërgon videon ish të dashurit

E publikuar: 26/01/2018 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë që së shpejti do të martohej e xhiroi veten duke pirë helm dhe ia dërgoi videon ish të dashurit të saj, pasi ai që një kohë po e shantazhonte me mesazhe, shkruan Daily Mail.

Nisha Devidas shihet në video duke pirë një substancë të zezë në shtëpinë e saj në Indi.

Edhe dhjetë ditë ajo do të martohej me një burrë, emri i të cilit nuk u bë i ditur në raport.

Vëllau i saj, Ravi Kavle tha se ajo ishte lodhur nga ngacmimet që po i bënte ish-i dashuri Nikhil Borkar dhe për këtë arsye vendosi që të vrasë veten.

Atë e gjeti të vdekur një familjar që e dërgoi në spital, mirëpo, ajo ndërroi jetë para se të arrinte aty.

Policia është duke e hetuar rastin./Express/