E dhimbshme në Zvicër: Kosovari vret gruan e tij

E publikuar: 28/05/2023 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta zvicerane Blick ka raportuar se një grua 37-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey Vaus.

Sipas gazetës, gruaja dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, po ashtu kosovar, i cili raportohet se është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës.

I dyshuari 42 ka deklaruar që e kishte plagosur bashkëshorten në banesën ku ajo jetonte, raporton albinfo.ch.

Gjithashtu është raportuar se prokurorët kanë hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Ekipi policorë nga Zvicra kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të ditur se viktima ishte goditur disa herë me thikë.

Gazeta ka njoftuar se katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.