Dy- tri fjalë për Presidenten tonë

12.06.2015 01:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dy- tri fjalë për Presidenten tonë

Uk Lushi

E kam kritikuar disa herë Zonjën Presidente të Republikës sonë të Kosovës. Por nuk e kam sharë dhe as nuk do ta shaj kurrë asnjë President dhe asnjë Presidente të cilitdo shtet.

Kur njeriu del në reflektorët e publicitetit dhe përfaqësimit politik shpeshherë njeriu bëhet cak i goditjeve të merituara dhe pamerituara. Kryetarja jonë nuk bën asnjë dallim, përveç peshës më të rëndë që e bart në supe si grua, d.m.th si çdo femër që hyn në skenën e teatrit publik kudo në botë dhe sidomos në Ballkan, sepse fatkeqësisht pjesë të caktuara të botës dhe Ballkanit ende nuk mund ta perceptojnë që femrat janë të barabarta me meshkujt.

Para disa ditësh në një samit presidentësh ballkanikë në Mal të Zi ku merrte pjesë edhe kreu i Austrisë aty Republikën tonë e përfaqësoi Presidentja Jahjaga. Presidenti i Serbisë Nikoliç tregoi krejt ultësinë në të cilën mund të lëshohet një kryetar shteti duke u përpjekur ta fyente zonjën Jahjaga dhe duke bërë akuza të pabaza kundër Kosovës si shtet. Presidentja Jahjga nuk ra në kurthin e Presidentit serb, por, përkundrazi, sipas mendimit tim, tregoi naltësinë më të madhe të cilën mund ta arrijë një lider numër një i një shteti. Ajo si një lady e vërtetë ruajti toruan dhe me qetësi i ritheksoi zotit Nikoliç faktet mbi incidentin e Kumanovës dhe bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni dhe kërcënimet dhe mosbashkëpunimin e Serbisë me Kosovën në shumë fusha– përfshirë sigurinë e përbashkët të rajonit.

Zonja Jahjaga është njeri dhe çdo njeri bën gabime, mirëpo ajo disa herë dhe posaçërisht gjatë kohëve të fundit ka rënë pre e disa sulmeve të pista me prapavijë politike. Të gjithë e dimë që ajo erdhi si zgjidhje modus vivendi– ama kjo ndodhi më së pakut për shkak të saj. Shumë duket kanë harruar që ajo u pyet t’i shërbente atdheut vetëm pasi “burrat” e politikës në Prishtinë e lanë Kosovën pa President(e) për javë të tëra. Ne duhet të mësohemi që t’i ndihmojmë liderët tonë të bëjnë punë sa më të mirë, por jo t’i pengojmë duke i sharë dhe duke u vënë gurë nën rrota ekipeve të tyre. Në fund të fundit, në aspektin metaforik, Presidentja jonë jemi ne.

Presidenti serb me sjelljen e tij, që nuk ka asgjë të përbashkët me sjelljen e një xhentëlmeni dhe aq më pak të një të pari të një shteti, në Samitin e Budvës shpërfaqi komplekset e tij dhe politikës së vjetër që ushqehet nga rrënjët e regjimit të Kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Dhe, ç’ është më keq, ai tregoi që kur e humb arsyen thotë edhe gjëra të palogjikshme sepse fakti që zonja Jahjaga në Budva ishte aty në logun e burrave dhe një gruaje Presidente e Kroacisë është prova se ai ose përjeton halucinacione kur sheh një femër shqiptare Presidente ose urrejtja e tij është aq patologjike sa që nuk e sheh që ai bën foto presidenciale që arrijnë katër anët e botës pikërisht me një Presidente që ndodh të jetë nga lindja shqiptare.

Sidoqoftë, habia ime më e madhe nuk është assesi me Presidentin serb që ra në provim presidencial; habia ime është me disa shqiptarë që nuk po arrijnë të kuptojnë që pozita e një Presidenteje është pozitë institucionale dhe Presidentja është e jona.

Presidentja Jahjaga në Budvë shkëlqeu me forcë të mendjes dhe bukuri të femrës shqiptare.

E vërteta duhet të thuhet ashtu siç është.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Patriotizmi i ekzagjëruar

Patriotizmi i ekzagjëruar

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare