Dy raste sulmesh ndaj policisë brenda një nate

E publikuar: 29/06/2025 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy incidente shqetësuese janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Klinë dhe Vushtrri, ku zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në Klinë, rreth orës 20:40, është arrestuar një mashkull kosovar, pasi kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e sulmit, një polic ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas inicimit të rastit.

Ndërkohë, në Vushtrri, rreth orës 23:15 në rrugën “Ukshin Kovaqica”, një tjetër shtetas kosovar është arrestuar pasi kishte sulmuar një zyrtar policor në momentin kur ky i fundit po trajtonte një rast të aksidentit trafiku.

Lexo po ashtuMPJD reagon për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së KosovësZyrtari ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e marra. Pas intervistimit, dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.