Dy persona tentuan të rrëmbejnë Sokol Zogajn

E publikuar: 16/08/2017 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Insajderi ka mësuar se dy persona të maskuar fillimisht kanë provuar me dhunë ta marrin Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, dhe ta çojnë në bodrum të banesës në lagjen Ulpiana.

Mirëpo, kur e kanë dërguar poshtë, dera e bodrumit ka qenë e mbyllur. Pas kësaj situate këta dy persona e kanë sulmuar me shufra metalike dhe mjete tjera të forta.

Mjeket kanë treguar se gjendja e tij është stabile, nuk ka thyerje, ndërkohë pritet t’i bëhet një incizim i thellë në kokë për të parë gjendjen e tij.

Zogajt i janë qepur plagët në kokë të shkaktuara nga kjo rrahje.

Për më tepër, Insajderi më herët ka raportuar për rrahjen e Sokol Zogajt në hyrje të banesës së tij.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, duke kërkuar hetim për sulmin brutal nga Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës./