Drenori: S’kam bërë tradhti, kam bërë atë që është dashur

E publikuar: 18/12/2016 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i pavarur për zgjedhjet në Drenas, Xhavit Drenori iu është përgjigjur akuzave të NISMA-s për tradhti, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se ndjehet keq për një akuzë të tilla dhe se nuk beson që votuesit e tij e kanë votuar kandidatin e PDK, Ramiz Lladrovci.

“Nuk kam pas koalicion, por vetëm kam sugjeruar votuesit ta votojnë Xhemajlajn”.

“Rezultati është ky, jo që votuesit e mi kanë ndikuar. Kam bërë atë që duhet”.

“Përkrahja ime ka qenë publike dhe mediale sesa thirrje. Nuk kam qenë fare i pranishëm në fushatë”.

“Më vjen keq për akuza të tilla. Kam respektuar atë 12% që më ka votuar”, ka përfunduar Drenori.