Dosja e Naim Murselit në Suedi, çfarë thonë dokumentet e policisë atje?

E publikuar: 06/12/2023 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emri i tij është më i përfoluri për momentin në Kosovë.

Por, interesimi për Naim Murselin që tash ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka kaluar edhe kufijtë.

Edhe në shtetin ku ka jetuar e punuar për vite të tëra, atë të Suedisë figuron një numër i madh i kërkimeve për të.

Mijëra sosh shihen në databazat suedeze, ku mbi 3500 persona janë interesuar të dijnë më shumë rreth tij, e që shumica prej tyre jetojnë në rrethinën e Stokholmit.

Ndërkohë, televizioni T7 ka siguruar një dokument të autoriteteve në Suedi, ku tregohet nëse i dyshuari për vrasjen e gruas së tij kishte të kaluar kriminale.

Aty thuhet se Naim Murseli nuk është akuzuar për asnjë çështje penale, ndërsa në Gjykata nuk figuron prezenca e tij as për çështje civile qoftë si i paditur ose si paditës – Për ta parë storien Kliko