“Do të shtypesh si insekt”, Lukashenko zbulon bisedën me shefin e Wagner-it për rebelimin në Rusi

E publikuar: 27/06/2023 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko paralajmëroi themeluesin e kompanisë private ushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë tentativës së kryengritjes se ai “do të shtypej si një insekt” përpara se të shkonte në gjysmë të rrugës për në Moskë.

“Unë i thashë atij: “Ti thjesht do të shtypesh si një insekt gjatë rrugës. Pavarësisht nga fakti se trupat, siç më ka thënë Putin herë pas here, janë të hutuar në vijën e frontit. “, tha Lukashenko, i cili zhvilloi negociata me Prigozhin për të zgjidhur situatën./abcnews.al