Djalë apo vajzë? Veliaj tregon çfarë fëmije dëshiron të ketë

E publikuar: 30/04/2018 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Pyetjeve pikante të vogëlushëve, kryetari Veliaj iu përgjigj me shumë çiltërsi. 

Çifti Veliaj dhe Arjola nuk kanë ende një fëmijë, dhe kjo ishte dhe një nga pyetjet që i bëri njëri prej fëmijëve. 

Kur të bëni një fëmijë, kujt do të doje ti ngjajë?

Erion Veliaj- Shpresoj ti ngjajë teta Arjolës, sepse ajo është shumë e bukur dhe shumë e zgjuar.

Çfarë do të lindë gruaja jote, çun apo vajzë?

Erion Veliaj-Shpresoj shumë që në të bëjmë një fëmijë dhe ndoshta këtë vit që teta Arjola ka mbaruar doktoraturën, jemi gati që të bëjmë një fëmijë. Unë dua shumë një gocë.

Ti ju thua fëmijëve të botës që juve ju kam si fëmijët e tu. Dmth, unë kam, dy baba? Edhe unë jam fëmijë bote…

Erion Veliaj- Jo, ti ke mamin dhe babin tënd, por ne i trajtojmë fëmijët në kopshte dhe në çerdhe sikur të jenë fëmijët njësoj dhe kjo është arsyeja pse e marrim seriozisht këtë punë.

Por vogëlushët nuk nguruan ti bënin kryetarit Veliaj edhe pyetje për poltikën.

-Nëse nuk do merreshe me politikën me çfarë profesioni do të merreshe?

Erion Veliaj- Po të mos merresha me politikën, me shumë gjasa do të isha mësues.

Cilët politikanë janë më të mirë, të Veriut, apo të Jugut?

Erion Veliaj-Unë mendoj se rëndësi ka që ata të bëjnë punën, nuk ka rëndësi se nga janë./tvklan.al