Dialogu i ri me problemet e vjetra nuk sjell produktivitet

E publikuar: 14/10/2017 08:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lansimi i një faze të re të dialogut me problemet e vjetra të pazgjidhura nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është vlerësimi që ka dalë nga Forumi i Beogradit për Siguri, ku temë diskutimi ishte “Dialogu Kosovë-Serbi- Nga normalizimi drejt normalitetit”.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, që ishte njëri nga panelistët, ka thënë se nuk mund të ketë normalitet përderisa zyrtarët serbë nuk nisin së ndryshuari diskursin që përdorin në raport me Kosovën, si dhe nuk e pranojnë faktin se Kosova është shtet dhe ka institucionet e veta.