‘Detyrim paraqitje’ dhe ndalim të daljes jashtë vendit, Berisha: Pranoj sfidën!

E publikuar: 21/10/2023 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi GJKKO caktoi mbrëmjen e sotme ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, ky i fundit ka dalë në një deklaratë për mediat. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha sulmoi ashpër Ramën, duke i përmendur disa afera. Mes të tjerash ai tha se pranon sfidën për ndalimin e tij për të dalë jashtë vendit.

“Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, në aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera Mcgonigal, e djegësve, e sterilizimit, e portit të Durrësit, e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetua, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me ligjet, thjeshtra e saj Xhillari, në kompaninë Iriu. Me tenderat që ka fituar Fangu, apo burri i motrës së Linda Ramës. Me implikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave. De facto në përputhje me kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit. Rama pasi grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve, dhe bëri, eleminoi dhe pasi u damkos si vëlla i Vuçiçit….”, tha Berisha.