Deri në fund të janarit Joshuan duhet të arrijë marrëveshje me kundërshtarin e radhës

E publikuar: 11/01/2020 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anthony joshua është në preson të kohës, pasi ka një ultimatum për përballjen me Kubrat Pulevin.

Mediat në Angli raportojnë se kampioni i WBA, WBO, IBF dhe IBO, duhet të arrijë marrëveshje me kundërshtarin e tij deri në fund të këtij muaji.

Ende nuk është caktuar se kur do të hip Joshua në ring, por që shumë shpejtë pritet ta mësojmë.

Britaniku e mposhti Andy Ruizin më 7 dhjetor të vitit të kaluar, për t’i rikthyer kështu titujt në brezin e tij, mirëpo tani e ka të detyrueshme të përballet me Pulevin, ose ndryshe e humbet titullin IBF.

“Deri më 31 janar do të jenë negociatat e hapura mes kampit të Joshuas dhe atij të Pulevit, në shkurt nuk pranohet asnjë marrëveshje”, thuhet në komunikatën e zyrtarëve të IBF-s.

Kështu, britaniku duhet të shpejtojë dhe të arrijë një marrëveshje me Pulevin për datën dhe vendin e ballafaqimit