Deputetja boshnjake: Turp për ju 51 deputetë shqiptarë që iu bashkuat mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës

E publikuar: 13/05/2022 00:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Bosnje-Hercegovinës, Sabina Cudic, ka reaguar pasi 51 deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë kanë votuar kundër rezolutës që dënon krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë e cila u propozua nga deputetët mbështetës të Sali Berishës.

Cudic përmes një cicërime në twitter tha se veprimi i këtyre deputetëve është patetike dhe servilizuese.

Sipas saj, këta deputetë e poshtëruan veten duke dërguar mesazh dëshprues për Bosnjën-Hercegovinën, Kosovën dhe botën.

“Turp për ju 51 deputetë shqiptarë që iu bashkuat sot mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës. Patetike dhe servilizuese të mbash anën e Rusisë dhe Serbisë në një anë krejtësisht të gabueshme të historisë. Ju poshtëruat veten dhe dërguat mesazh dëshprues për B&H, Kosovën dhe botën”, shkroi Cudic.

Kujtojmë se Cudic është gruaja e aktorit kosovar, Alban Ukaj.