Del njoftimi mortor për 39-vjeçarin që vdiq pasi u plagos mbrëmë

E publikuar: 05/08/2023 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 39-vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Në media u raportua se personi që ka vdekur është Kastriot Ramadani. Kjo është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit “Zabel i Ultë”, prej nga vinte Ramadani.

“Ju njohtojmë se mbrëmë humbi jetën tragjikikisht bashkëfshatari ynë Kastriot Shefqet Ramadani. Per kohen e vorrimit ju njohtojmë me kohë.

Në emer te fshatit Zabel i Ulët familjes Rsmadani iu shprehim ngushllime per humbjen e antarit te tyre në lulen e rinisë”, thuhet në njoftim.