Deklarata për demarkacionin, peng i LDK-së e AAK-së

E publikuar: 26/10/2016 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e subjekteve kryesore politike ishin nisur të martën në një takim të përbashkët në një hotel në Prishtinë, me bindjen se do t’i jepnin rrugëzgjidhje demarkacionit me Malin e Zi, çështje për të cilën pushteti e opozita kanë polemizuar prej më shumë se një viti.

Kanë dalë nga takimi pa u pajtuar, shkaku i një parashtese në dokumentin që planifikonin ta firmosnin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësuesit e PKD-së, LDK-së, LVV-së, AAK-së dhe “Nismës” ishin pajtuar në parim me draft-deklaratën e finalizuar pas disa takimesh të zhvilluara me ndërmjetësimin e Naim Rashitit, drejtor për Kosovë i Grupit për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit.

Sipas burimeve të gazetës, të hënën mbrëma AAK-ja kishte kërkuar që të ndërhyhej në fjalinë që flet për pajtueshmërinë rreth shqyrtimit të Marrëveshjes së Demarkacionit. Ky subjekt politik ka kërkuar që fjala “shqyrtim” të zëvendësohet me “rishqyrtim”.