Sport

De Biasi: Europiani ishte fitorja e një populli të ribashkuar

19.04.2016 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
De Biasi: Europiani ishte fitorja e një populli të ribashkuar

Kur duhen edhe më pak se dy muaj nga starti i Europianit “Francë 2016” vazhdon ende të flitet për kualifikimin e Shqipërisë në fazën finale të këtij kompeticioni.

Kësaj here ky triumf është trajtuar nga televizioni i njohur “Eurosport”. Në këtë reportazh protagonist ishin disa prej lojtarëve kyç të Kombëtares shqiptare.

Trajneri De Biazi mendon se Kombëtarja e futbollit ka kryer një mision që shkon përtej “një arritje futbollistike”. Ai ka deklaruar se ky sukses erdhi si rrjedhojë e një një bashkimi të fortë nga çdo shqiptar.

“Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tuaja. Nëse nuk e bën atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ndarë por të ribashkuar nën një flamur. Ky është një aspekt i mrekullueshëm”, tha trajneri

Më pas pjesë e reportazhit ishin edhe disa nga protagonistët e fushës si Berisha, Cana, Sadiku apo edhe Lenjani të cilët deklaruan se ka Shqipëria ka ndryshuar mentalitet dhe tashmë është një ekip me uri, shkruan PanoramaSport.

“Është diçka e pabesueshme. Kjo ka qenë ëndrra ime e madhe që në fëmijëri. De Biazi ka ndryshuar mentalitetin tonë. Jemi bërë një ekip solid nën drejtimin e tij. Me mençurinë e tij jemi kthyer në një ekip tjetër”, deklaroi Etrit Berisha.

“Për ne është një mundësi e madhe pasi kemi mundësi që t’i tregojmë të tjerëve se çfarë jemi të zotët që të bëjmë. Jemi të lumtur për tifozët tanë. Na kanë mbështetur edhe njerëz që nuk ndjekin futboll. Tek kjo kombëtare ato shikonin një motiv për t’u krenuar me Shqipërinë”, tha Lorik Cana.

Një tjetër protagonist i Kombëtares ishte edhe Armando Sadiku. “De Biazi na ka dhënë shumë besim. Jemi një grup në moshë të re dhe me të ardhme të artë. Të gjithë së bashku kemi gisht në këtë triumf”, pohoi sulmuesi i Vaduzit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari