David Alaba: Carlo Ancelotti është një trajner gjenial

28.07.2016 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
David Alaba: Carlo Ancelotti është një trajner gjenial

Carlo Ancelotti është njeriu i duhur për Bayernin e Munihut. I këtij mendimi është mbrojtësi i skuadrës bavareze David Alaba, i cili në një intervistë nuk e fsheh admirimin e tij për teknikun Italian. Austriaku ka mbetur i impresionuar nga puna e Ancelotit gjatë këtyre javëve dhe deklaron së këtë vit nën drejtimin e Italianit kampionët e gjermanisë i kanë të gjitha mundësitë për të fituar trofe në të gjitha kompeticionet ku ata marrin pjesë.

“Është një trajner gjenial. Ai ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me të gjithë grupin e futbollistëve. Po bën një punë shumë të mirë, sidomos me lojtarët e rinj në moshë, di se si të sillet me ta dhe të marri më të mirën prej tyre. Gjithashtu ai komunikon shumë me futbollistët dhe kërkon vëmëndje nga ana jonë pasi dëshiron që mos të na shpëtoj ansnjë detaj nga teknikat e tij. Jam i sigurt se këtë sezon Bayern nën drejtimin e Ancelottit do të arrij të korrë sukses në të gjitha kompeticionet ku ne marrim pjesë”

Më tej Alaba nuk e fsheh dëshirën përsa i përket rolit të tij në fushë. 24-vjecari shprehet se i pëlqen të marr pjesë edhe në fazën sulmuese , por me humor deklaron se skuadra nuk e ka të nevojshme pasi sulmi është ne duar të sigurta:

“E rëndësishme është që të jemi të kujdeshëm në mbrojtje dhe nëse ne tregohemi të vëmëndshëm në repartin difensiv atëherë jam i sigurt që ketë vit mund të fitojmë shumë tituj. Përsa i përket vendosjes time në fushë, po është e vërtetë që më pëlqen të marr pjesë në sulm, por besoj se nuk ka vënd për mua atje, pasi aty ndodhen futbollist si Leëandoëski, Muller dhe të tjerë që dinë ta mbulojnë shumë mirë atë rol”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)