
Autoritetet shendetësore në Itali së fundmi kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë regjistruar 30 vdekje duke e çuar numrin total të viktimave në 34,708 persona.
Po ashtu autoritetet kanë bërë të ditur se së fundmi janë regjistruar 259 raste të tjera dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në 239,961 pacientë.
Sa i përket numrit të të shëruarve, në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me sëmundje vdekjeprurëse 890 njerëz duke e çuar në 187,615 numrin total. Ndërkohë 105 pacientë kanë lënë terapinë intensive.