Celine Dion nuk ka kohë të këndojë në inaugurimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së

E publikuar: 23/12/2016 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Celine Dion nuk ka kohë që të këndojë në ditën që Donald Trump të bëhet president i SHBA-së.Këngëtares i ishte kërkuar që të këndonte me 20 janar në Washington, por ekipi i saj refuzoi pasi që po të njëjtën datë ajo do të duhet të paraqitet në një koncert në Las Vegas.

Celine është besnike e fansave dhe pranoi të anulonte koncertin, i cili ishte shtyrë tashmë njëherë shkak i vdekjes së burrit Rene Angeill, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që për hir të fansave këngëtarja refuzon gala mbrëmje pasi që në të kaluarën ka refuzuar të këndojë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Kujtojmë se Trump dhe Dion janë miq të vjetër dhe këngëtarja ka kënduar në disa prej eventeve të organizuara prej miliarderit amerikan. /Telegrafi/