Sport

Carlo Ancelotti “paralajmëron” Bayernin

16.07.2016 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Carlo Ancelotti “paralajmëron” Bayernin

Pas thuajse një jave në krye të Bayern Munchen, Carlo Anceotti ka përzgjedhur edhe fjalën që i pëlqen më tepër në gjuhën gjermane. “Sieg”. Fitore. E mësoi, e memorizoi dhe nuk nguron ta përdorë. Ashtu si provon gjithmonë ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në gjuhën e tyre.

“Edhe stërvitjen e drejtoj në gjermanisht. Të gjithë duhet ta mësojnë gjuhën e vendit ku punojnë, është çështje profesionalizmi. Megjithatë, ndonjëherë me Ribery komunikoj në italisht, ndërsa me Alonso e Bernat në spanjisht. Por, kur zemërohem, preferoj ta shfryhem në gjuhën time. Nëse do të më dëgjojnë duke folur italisht, lojtarët do ta kuptojnë që kemi një problem.”

Më 11 Korrik, ish-trajneri i Milanit, Juventusit, Realit dhe Chelsea, nisi zyrtarisht aventurën me kampionët e Gjermanisë. Kjo periudhë i dha kohën e mjaftueshme për të bërë bilancin paraprak të ekipit, por edhe rreth rivalëve të Borussia Dortmund.

“Jam mjaft i kënaqur. Skuadra është e përqendruar, ndërsa jemi të mbuluar në të gjitha rolet. Përsa i takon Dortmundit, pavarësisht largimeve të Hummels, Gundogan e Mkhitaryan janë po aq të fortë sa sezonin e kaluar. Kanë një skuadër konkurruese me lojtarë të talentuar.”

Ancelotti konfirmoi se Thomas Muller do të mbetet një prej elementëve më të rëndësishëm të Bayernit, pavarësisht Europianit zhgënjyes, ku nuk arriti të shënonte asnjë gol. Sipas trajnerit, sulmuesi duhet të pushojë, për të qenë vendimtar për bavarezët.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara