Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici

E publikuar: 25/04/2024 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij.

Ajo ka raportuar se ai gjithashtu ka marrë me vete edhe 1 mijë e 900 euro, si dhe dokumentet personale të tij dhe gruas.

Këtë për klankosova e ka konfirmuar Qazim Reka nga policia e Ferizajt, i cili bëri të ditur se burri në fjalë është larguar me veturë.

“Ankuesja femër Sh-Kosovarë, ka raportuar, se bashkëshorti i saj-viktima mashkull Sh-Kosovarë me 1900 € para, dokumente personale dhe dokumente te ankueses, me automjetin me targa vendore është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.” – thuhet tutje në konfirmim.