Bregu në Beograd, kërkon heqjen e roamingut dhe njohjen e diplomave të mjekësisë

E publikuar: 06/02/2019 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ditën e dytë të vizitës në Beograd, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka takuar kryeministren Ana Brnabiq dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Në qendër të bisedimeve kanë qenë dy agjendat kryesore të Këshillit: ulja e tarifave roaming nga data 1 korrik deri në zerimin e tyre në vitin 2021 dhe njihja e diplomave në të gjithë rajonin për mjekët, dentistët, arktitektët dhe inxhinjerët.