Bologna rinovon stadiumin ‘Dall’Ara’, bukur arkitekturore mes klasikes dhe modernes

E publikuar: 25/01/2019 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bologna e ka paraqitur projektin e ri për ta rinovuar Stadiumin ‘Dall’Ara’.

Presidenti Joey Saputo ka njoftuar se stadiumi do të rindërtohet, stadium që ishte ndërtua në vitin 1927.

Stadiumi që ka 27,000 ulëse, do të zgjerohet në 29,000 për ngjarje të veçanta.

Do të ketë ulëse të stilit anglez.

“Do të jetë një përzierje e mrekullueshme mes antikitetit dhe modernizimit”.

“Është një strukturë dhe do ta ruajë arkitekturën që është pjesë e historisë së saj, por do të kombinohet me bukurinë e modernitetit”.

Kryebashkiaku i Bolonjës, Virginio Merola, ishte gjithashtu i pranishëm, edhe pse kur puna fillon ende nuk është e qartë.

“Po llogarisim që të mbyllet gjithçka brenda pesë viteve të ardhshme”, deklaroi presidenti i klubit. /Telegrafi/