Beka: Polici që u Arrestua Dyshohet të Jetë i Sulmuari nga Vëllai i Rexhep Selimit

E publikuar: 09/03/2018 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari policor me inicialet A. I., i arrestuar sot nga Inspektorati Policor nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje, është i njëjti që dyshohet se u sulmua nga Ramadan Selimi, vëllai i deputetit Rexhep Selimi.

Lajmin e bëri të ditur për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Është e vërtetë që zyrtari policor i arrestuar sot është i njëjti zyrtar policor i cili dyshohet të jetë sulmuar disa ditë më parë nga Ramadan Selimi”, tha Beka.

Beka tha se nga prokurori kujdestar varet masa e sigurisë që do të merret ndaj policit të arrestuar.

“Sa i përket masës, varet nga prokurori kujdestar si do të vlerësojë peshën e veprimeve penale. Pritet të shihet nesër”, tha prokurori Beka.

Polici që u arrestua sot u raportua se ishte sulmuar nga Ramadan Selimi më 2 mars./kallxo.com/