Sport

Batshuayi zyrtarisht te Chelsea për 40 mln Euro

03.07.2016 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Batshuayi zyrtarisht te Chelsea për 40 mln Euro

Nga Olympique Marseille te Chelsea për tu rikthyer në vëmendje tifozëve të Bluve të Londrës, Didier Drogba-në. Është Mitchy Batshuayi goditja e parë e madhe e Chelsea-it në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi i talentuar belg është zyrtarisht një futbollist i skuadrës angleze me Chelsea-in që pagoi në arkat e Marseille-s plot 40 milionë Euro për të bërë të mundur kalimin e 22-vjecarit në Stamford Bridge. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore Batshuayi firmosi një kontratë 4-vjecare me klubin e presidentit Roman Abramovich që do të mbajë të lidhur me Blutë deri në vitin 2020.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Chelsea-it, talenti belg u shpreh shumë i lumtur që është bërë pjesë e Bluve të Londrës, duke shtuar se mezi po pret momentin të luajë në Premier League. “Eden Hazard dhe Thibaut Courtois dy shokët e mi në kombëtare më kanë folur shumë mirë për Chelsea-in, theksoi më pas sulmuesi”. Ajo e Mitchy Batshuayi është dhurata e parë e presidentit rus Roman Abramovich për trajnerin e ri të skuadrës londineze, Antonio Conte i cili pas disa ditësh pushim pas përfundimit të Europianit me Italinë do të prezantohet zyrtarisht te Chelsea në datën 14 Korrik. Batshuayi konsiderohet si një goditje për të ardhmen duke parë talentin e madh që zotëron 22-vjecari belg. Për ish lojtarin e Marseilles interesoheshin edhe Juventusi e Crystal Palace./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara