Barcelona lëshon fitoren nga duart

E publikuar: 27/06/2020 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka bërë një hap fals në garën për titutll të La Ligës, duke lëshuar pikë në sfidën e sotme ndaj Celta Vigos.

Katalunasit ndanë pikët pas barazimit prej 2 me 2 në udhëtim te Celta, transmeton KOHA.

Barça kaloi së pari në epërsi përmes Luis Suarezit, në minutën e 20, pas një asistimi të bukur të Messit.

Por, në pjesën e dytë vendasit arritën të barazojnë shifrat përmes Smolovit, i cili realizoi në minutën e 50.

Sërish në skenë u paraqit dyshja Messi – Suarez, me këtë të fundit që shënoi golin e dytë të Barçës në minutën e 67.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në mintuën e 88 arritën të shënojnë golin e barazimit përmes Aspasit.

Barça me këtë fitore është në vendin e parë me 69 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Reali që aktualisht ka një pikë më pak.

Kurse Celta Vigo në vendin e 16 ka 34 pikë.