Barazojnë Juvja dhe Barca, nuk sigurojnë kualifikimin (Video)

E publikuar: 01/11/2017 05:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka barazuar pa gola ndaj Olympiacosit në Athinë tekas të njëjtën gjë e bëri edhe Juventusi në Lisbonë me rezultat 1-1 ndaj Sportingut për të mos vulosur gjërat në Grupin C.

Barca kishte dominimin në sfidë, por nuk arriti që të gjejë golin e fitores.

Juventusi pati më të vështirë ndaj vendasve në Portugali.

Ishte Cesar ai që kaloi në epërsi portugezët me rezultat 1-0 pas 20 mintuash lojë.

Higuain ndezi turbinat në pjesën e dytë, kur në minutën e 79-të shënoi për 1-1 dhe barazimin e rezultatit.

Pas këtyre rezultateve, Barcelnoa ka 10 pikë në vendin e parë, Juventusi ka 7 pikë në vendin e dytë dhe Sportingu 4 pikë në vendin e tretë. Ende asnjë skuadër ska konfirmuar zyrtarisht kualifikimin në Grupin D.

/Telegrafi/