Sport

Bale: Uellsi i suksesshëm sepse luan pa presion

29.06.2016 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bale: Uellsi i suksesshëm sepse luan pa presion

Gareth Bale është njeriu i momentit të Uellsi dhe logjikshëm dhe lojtari më i kërkuar nga mediat në prag të ndeshjes cerekfinale me Belgjikën, që do të luhet këtë të premte. Nga salla e konferencave ylli i Realit të Madridit e cilësoi këtë përballje si më të rëndësishmen në historinë e vendit të tij:

“Pas cerekfinales në Botërorin e 1958 ndaj Brazilit, kjo është padyshim ndeshja më e rëndësishme në historinë e futbollit tonë. Ky fakt na bënë që të jemi të motivuar maksimalisht në prag të kësaj përballjeje, dhe të them të drejtën nuk kemi presion dhe kjo do të na ndihmojë që të luajmë të qetë dhe të japim më të mirën tonë me shpresën se do të sigurojmë një vend në gjysmëfinale. Sigurisht që Belgjika ka një skuadër shumë të mirë, por ne nuk do të kushtëzohemi nga loja e tyre dhe do t’i qëndrojmë besnik stilit tonë”.

Uellsi dhe Islanda janë dy surprizat e këtij Europiani, teksa në pjesëmarrjen e tyre të parë kanë arritur deri në fazën cerekfinale. Dy skuadra të vogla, që sipas Bale kanë ditur të shfrytëzojnë maksimalisht cilësitë e tyre:

“Mendoj se te ecuria jonë dhe e Islandës ka ndikuar shumë përgatitje fizike që dy ekipet kanë bërë. Uellsi e ka marrë me qetësi këtë Europian dhe pa emocione dhe realisht ne kemi shijuar cdo minutë. Nëse nuk ke presion luan shumë më mirë dhe besoj se kjo ka ndikuar si te ne gjithashtu dhe te Islanda”.

Në fund dhe një shaka e Bale, mbi pyetjen e gazetarëve se a do të humbasë dicka nga jeta e tij private në rast se Uellsi do të arrijë deri në finale, sic do të ndodhë me kolegun e skuadrës Chris Gunter, që nuk do të ishte I pranishëm në dasmën e vëllait të tij:

“Besoj se në këtë aspekt jam treguar më I zgjuar se të gjithë, pasi nuk kam bërë plane deri me datë 11 korrik”./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara