Arrestohet pasi u kap nga policia me cigare në vlerë prej 113 mijë euro

E publikuar: 07/12/2023 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person për “tregti të ndaluar”.

I dyshuari është ndaluar dje në fshatin Bistricë dhe në automjetin e tij kishte të ngarkuar 6850 boksa të cigareve, të 11 llojeve të ndryshme në vlerë rreth 113.000 euro.

“Me datën 06.12.2023 rreth orës 21:10 njësitë kompetente policore në rrugën magjistrale Mitrovicë – Jarinje, konkretisht në fshatin Bistricë, kanë ndaluar automjetin e lartcekur, në të cilin ishin të ngarkuara rreth 6850 boksa të cigareve të 11 llojeve të ndryshme në vlerë rreth 113.000 euro (njëqind e trembëdhjetë mijë euro).”