Policia e Kosovës njoftoi dje, për një therrje me thikë në veri të Mitrovicës, që erdhi si pasojë e një zënke verbale në ditën e diel.
I dyshuari mashkull kosovar pas veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes ku edhe janë gjetur një granatë dore dhe revole.
Por, sipas njoftimit të sotëm të policisë, i dyshuari është kapur nga organet e rendit dhe sigurisë.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Mitrovicë / 05.11.2023 – 22:55. Lidhur me rastin më 06.11.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.“
“Mitrovicë Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e djeshëm të Policisë.















