Arrestohet Burdushi

E publikuar: 16/11/2018 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që ka kryer Policia në shtëpinë e tij sot gjatë ditës.
Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.
“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”.