Apeli refuzon ankesat e të akuzuarve për rastin e veteranëve të rrejshëm

E publikuar: 26/08/2019 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti Special i Gjykatës se Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të akuzuarve në rastin e veteranëve të rrejshëm: A. Ç., N. L., S. H., Sh. D., Ç. G., Sh. B., Rr. B., F. F., S. E. dhe F. Sh.

Siç bën të ditur Apeli, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 19.06.2019 mbetet në fuqi.

Të gjithë këta po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale” Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës së parë, ka vlerësuar dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se kundërshtimet janë të pabazuara dhe se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka prova të mjaftueshme, të pranueshme në aspektin procedural , për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, ndërsa tani nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të cilat mund të hedhet aktakuza”, njofton kjo gjykatë.