Anxhela Peristeri u ndalon prindërve pjesëmarrjen në koncert dhe për këtë ka një arsye të fortë!

E publikuar: 01/11/2018 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku dhe ka rrëfyer disa gjëra që ndoshta nuk i kemi ditur më parë rreth jetës së saj dhe karrierës.

Më 15 nëntor, Anxhela do të mbajë një koncert recital në Tiranë dhe nisur nga kjo ka treguar se prindërve të saj ua ka ndaluar të jenë pjesë e tij. Këngëtarja emocionohet nga prezenca e tyre, kështu që nuk ka dëshirë që ata ta ndjekin nga afër.

“Unë nuk kam qejf t’i kem në koncertet e mia prindërit sepse ata preken, prekem edhe unë dhe nuk këndoj dot. Ndaj në çdo koncert, apo edhe në “Kënga Magjike” u kam kërkuar të më ndjekin nga ekrani. E kam provuar t’i kem në publik, por më kanë sjellë shumë emocion dhe e kam patur të vështirë të këndoj.”- ka thënë ajo. /Blitz