Sport

Ancelotti: Finalja e 2005-ës? Nuk e di çfarë ndodhi

25.05.2016 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ancelotti: Finalja e 2005-ës? Nuk e di çfarë ndodhi

Milan-Liverpool, finalja e Champions League në vitin 2005 që rezultoi një tragjedi e vërtetë për kuqezinjtë, vazhdon të përçojë emocione negative te trajneri Carlo Ancelotti. Ish drejtuesi i stolit të Milanit rrëfen disa detaje që përshkruajnë saktësisht zemërimin e tij pas humbjes së trofeut në një nga ndeshjet më të çmendura të historisë së futbollit. “E ripashë atë ndeshje 11 vjet më patë por vetëm pjesën e parë pasi në të dytën theva televizorin”, thekson Carletto, skuadra e të cilit ishte në avantazhin e tre golave por nga dhomat e zhveshjes doli e transformuar duke pësuar tre gola dhe duke humbur në lotarinë e 11 metërshave. “Ka pasur shumë hipoteza rreth atij takimi dhe është e vërtetë që ishim shumë të gëzuar pas pjesës së parë pasi luajtëm një ndeshje shumë të mirë, por duhet të them se ishim të përqëndruar edhe për të luajtur në pjesën e dytë. Nuk festuam në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit siç kanë thënë shumë njerëz. Fola me lojtarët për 3 apo 4 minuta dhe u kërkova që të qëndronin të fokusuar dhe të luanin si në pjesën e parë”, qartëson Ancelotti. Në vijim, ai shpjegon se çfarë ndodhi mes minutës së 9 dhe të 15.

“Unë e kisha të pamundur të ndryshoja diçka. Shumë njerëz më thonë se mund të ndryshoja diçka por ishte e pamundur. Në rastin e golit të parë mendova: Çfarë po ndodh? Nuk kisha kohë të ndryshoja asgjë sepse edhe goli i dytë erdhi shumë shpejt, ndërsa pak më vonë erdhi edhe i treti. Pasi skuadra rinisi të luante bëra disa ndryshime për të pasur në fushë lojtarë më të freskët por ishte e pamundur të bëja ndryshime në ato 6 minuta”, shton trajneri italian. Në fund, ai shprehet se paradoksalisht, ajo është finalja ku një skuadër e tij ka luajtur më mirë. “Krijuam shumë raste për të shënuar më shumë por nuk ia dolëm mbanë. Në lotarinë e 11-metërshave lojtarët nuk ishin më të qartë sepse nuk arrinin ta besonin që ndeshje nuk ishte mbyllur në kohë të rregullt. Për penalltitë nuk mund të stërvitesh. Nëse je i qetë mund të shënosh, nëse nuk je, atëherë nuk është e mundur”, përfundon Ancelotti dhe me siguri një lojtar si Schevcenko mund ti japë të drejtë./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara