Analiza e pretendentëve, Franca e Anglia me frymën e duhur në europian

E publikuar: 05/06/2016 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Europiani i Francës pritet të dhurojë rivalitet dhe garë të ashpër, duke parë se skuadrat pretendente për të fituar janë të shumta. Në polë position, janë kampionët e botës Gjermania dhe vendi organizator Franca. Pancerat nuk kanë bindur plotësisht gjatë miqësoreve të organizuara përpara evenimentit, ku kanë regjistruar një humbje dhe një fitore. Më shumë sesa rezultatet 3 herë kampionët e europës nuk kanë bindur në lojë, duke treguar ngadalësi në manovrën sulmuese pavarësisht yjeve të shumtë në skuadër. Megjithatë Die Manchaft ka treguar se në evente të mëdha tjetërsohet dhe hyn me objektivin e pastër për t’i shkuar deri në fund. Krejt e kundërta ndodh me Francën, që ka bindur në fazën sulmuese, duke fituar 9 nga 10 sfidat e fundit, duke shënuar plot 6 herë në dy miqësoret përpara europianit. Gjithsesi mungesat e shumta në mbrojtje sjellin jo pak shqetësime për trajnerin Didier Deschamps, skuadra e të cilit është penalizuar në disa nga sfidat e fundit.

Megjithatë fakti që luan në shtëpi është një bonus për gjelat, dhe shpresat për një tjetër triumf varen nga yjet e shumtë në repartin e sulmit. Pasi dominoi futbollin europian dhe botëror për 6 vite radhazi, Spanja shkon me ndryshime në Francë, por me të njëjtën ambicie, të ruajë kurorën e mbretëreshës së kontinentit. Dy barazimet në miqësoret e muajit mars janë harruar pas triumfeve në dy miqësoret ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Koresë së Jugut, ku janë shënuar plot 9 gola. Testi përfundimtar do të jetë ai me Gjeorgjinë përpara fillimit të europianit. Megjithatë Furia Roja ka potencialin për të ruajtur titullin kampion cka do të ishte një rekord në futbollin kontinental.

Me synime madhore dhe pa shumë bujë vjen Anglia në evenimentin kryesor të futbollit europian. Në 6 miqësoret e fundit 3 luanët kanë triumfuar plot 5 herë, duke u mundur nga Holanda. Sukseset kanë ardhur ndaj ekipe pretendente, si Franca, Gjermania, Turqia apo Portugalia, cka janë një mesazh i qartë që djemtë e Roy Hodgson pritet të thonë fjalën e tyre në këtë eveniment. Skuadra më e talentuar e këtij evenimenti është konsideruar Belgjika, e cila në këtë prag europiani nuk ka bindur plotësisht. Në 3 miqësoret e fundit janë regjistruar të treja rezultatet por që gjithsesi nuk e zbehin forcën e kësaj skuadre dhe synimin për të arritur dicka të madhe. Momenti jo i mirë i futbollit italian ka sjellë një kombëtare jo shumë bindëse, por axurrët mbeten gjithmonë të frikshëm dhe në evenimente madhështore nuk falin, sidomos atëhere kur nuk meren në konsideratë.

Fitorja me Skocinë ka kthyer humorin tek Antonio Conte që ka humbur jo pak futbollistë për arsye dëmtimi, por edhe pas ecurisë negative në 4 miqësoret e mëparshme. Në Francë, të kaltërit duhet të bazohen tek forca e grupit, që në përbërje nuk ka yje të mëdhenjm por të rinj të cilët kanë dëshirë për të treguar vlerat e tyre. Një tjetër pretendente e këtij evenimenti është Portugalia, që në miqësoren e fundit është thyer minimalisht nga Anglia. Luzitanët kanë treguar varësi nga ylli i padiskutueshëm Cristiano Ronaldo, i cili vjen në këtë kompeticion me moralin e duhur pas triumfit në Champions League me Real Madrid.supersport.al