Aktakuzë për vjedhjen e 24 mijë frangave në një shtëpi në Shtime

E publikuar: 05/11/2019 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur, A.T., A.M., dhe A.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja

Sipas aktakuzës, më 7 gusht, në fshatin Petroviç të Shtimes, të pandehurit duke vepruar si anëtarë të grupit, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetes t`i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëm të të dëmtuarit N.N., dhe kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kanë marrë shumën e të hollave prej 24, 000 franga zvicerane, me të cilën kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila iu vihet në barrë.