Ahmeti: Pres që Holanda të mbështesë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Shqipërinë

E publikuar: 01/10/2019 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur ambasadorin e ri të Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, në takim pune në selinë e BDI në Tetovë.
Ahmeti uroi ambasadorin e ri holandez për detyrën e re duke theksuar që bashkëpunimi i afërt me Holandën do të vijojë edhe në të ardhmen si dhe e falënderoi për kontributin e vendit të tij të derisotëm për Maqedoninë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu këmbyen mendime për zhvillimet aktuale, sundimin e ligjit, integrimin eurotlantik të vendit dhe rajonit.

Ahmeti nënvizoi përkushtimin e BDI për të arrirë drejtësi joselektive funksionale dhe të besueshme dhe kjo arrihet nëpërmjet vetingut.

Në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian në mes të këtij muaji, Ahmeti tha që pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me mbështetjen e Holandës, të marrin datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Kjo do të kontribuojë në reformim edhe më të thellë të vendeve tona në përputhje me pritshmëritë e Brukselit, por edhe do ta stabilizojë rajonin tonë.