Ahmet Isufi merr mbështetjen e dy mjekëve, thotë se shëndetësia do të jetë prioritet i AAK-së

E publikuar: 07/06/2017 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për deputet, Ahmet Isufi, ka treguar se ka mbështetjen e dy mjekëve Talat Gjinolli dhe Xhevat Demiri, në garën e 11 qershorit.

Ai me këtë rast, në Facebook, ka thënë se Qeveria e Ramush Haradinajt do të ketë prioritet të rëndësishëm shëndetësinë.

Postimi i tij i plotë:

Me Dr. Talat Gjinolli dhe Dr. Xhevat Demiri, doktorë të zotë e ndërgjegjshëm, shumë herë kemi diskutuar për probleme që kërkojnë zgjidhje në fushën e shëndetësisë.

Probleme në këtë fushë po dëgjoj çdo ditë edhe nga bashkëbisedimi me qytetarë, ku nga afër po kuptoj hallet e tyre.

Shumë prej tyre, përveç anës së vështirë financiare, kanë ankesa të shumta për shëndetësinë. Një rast i veçantë ishte rasti i z. Xheladin Krasniqit që për një CT, termini i është bërë në janar të vitit 2018!

Andaj, qeveria e re në programin e saj do të trajtojë si prioritet të rëndësishëm shëndetësinë.