Abdixhiku: Mbështesim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojmë unitet politik

E publikuar: 02/07/2025 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Osmani, tha se presin ftesën për takim nga ajo , duke theksuar se LDK-ja mbështet aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e votimit dhe krijimin e shumicës parlamentare, që sipas tij i takon partisë së parë që propozon qeverinë.

Abdixhiku nënvizoi nevojën për unitet dhe bashkëpunim politik për zgjidhjen e situatës dhe e cilësoi si të rëndësishëm përfshirjen e presidentes në proces. Ai kritikon Qeverinë Kurti duke vënë në dyshim legjitimitetin dhe moralin e saj politik.

“Ne mirëpresim ftesën e presidentes Osmani dhe përpjekjes së saj për takim. E dini qëndrimin tonë: ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetutuese sa i përket mënyrës së votimit dhe thelbit të problemit. I takon partisë së parë që të propozojë dhe të krijojë shumicën parlamentare. Tani jemi para rregullave ligjore, sepse ka interpretim të Gjykatës së Kushtetutës që votimi është i hapur. Le të presim takime të tjera. Ftojmë për konsensus, për unitet. Aq shumë e duam unitetin, saqë kemi dalë edhe me propozim për qeverinë e unitetit. Le të bëjnë zgjidhje, kjo i duhet vendit tonë, duhet të kërkojmë shumicë politike, siç ka qenë. Ne kemi qëndrime politike dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse gjykata thotë qartë që të parit i takon propozimi dhe krijimi i shumicës, nuk kemi çfarë të themi më aty. Përfshirja e presidentes është e mirëseardhur. Kurti është duke qeverisur me rezultatet e para katër vjetëve. Nuk ka legjitimitet dhe moral politik. Si do të mbash një detyrë kur nuk të do populli ”, shtoi Abdixhiku.