A ekziston toleranca fetare?

24.06.2015 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A ekziston toleranca fetare?

Profesori amerikan Samuel Huntington, ekspert i politikave të sigurisë në vitin 1993 duke studiuar konflikte postkomuniste parashikoi se shekulli në të cilin ndodhemi është shekull i përplasjes së pashmangshme të cilivizimeve dhe të besimeve fetare.
Zhvillimet e viteve të fundit në arenën ndërkombëtare tregojnë se konfliktet fetare, të cilët kanë prapavije politike janë shndërruar në kërcënime serioze dhe atë jo vetëm për sigurinë e vendeve, rajoneve, por edhe atë globale.
Këto kërcënime dhe mënyrë e mendësisë ideologjike kanë bërë që në kohën kur po flasim po zhvillohen luftëra fetare dhe luftëra për territore.
Filozofi John Locke në vitin 1689 në veprën e tij “ Letër mbi tolerancën” kërkoi një lloj të ri marrëveshje dhe raporti midis politikes dhe fesë. Ai kërkonte të gjithëve të ju lejohet dhe garantohet e drejta e besimit fetar. Sipas tij çështjet personale duhet trajtuar si veprimtari të jetës private.
Toleranca fetare u sanksionua në vitin 1786 në kushtetutën e Virxhinias në SHBA.
Gjatë historisë shqiptaret kanë kaluar nëpër luftëra të ndryshme, por asnjëherë nuk kanë pasur luftëra fetare. Një nder faktet qe vlen të përmendet se gjatë etapave historike feja në mesin e shqiptareve nuk ka pasur ndikime negative dhe vëllavrasëse është edhe një seancë e mbledhjes së Lidhjes së Kombeve, më 17 dhjetor 1920, ku delegati i Indisë, duke miratuar e quajtur si vepër të mirë pranimin e Shqipërisë në Organizatën e Lidhjes së Kombeve, nënvizonte: “Kur në botë zhvilloheshin ende luftëra ndërfetare, në Shqipëri, myslimanët, katolikët e ortodoksët, jetonin në harmoni dhe ishte fakt i shkëlqyeshëm për një vend me shumicën dërmuese të popullsisë myslimane të kishte këtu përfaqësues një të krishterë dhe një prift.”
Në anën tjetër edhe pse mediat luajnë një rol qenësor në ruajtjen dhe promovimin e tolerancës fetare, kohëve të fundit në Kosovë po ndodh që mediat të bëjnë të kundërtën. Ato janë duk bërë informim të njëanshëm, duke thënë: “që banoret e Llapushnikut kërcënojnë se do ta përdorin dhunën kundër kishës, se po kundërshtohet ndërtimi i kishës në Llapushnik, duke ia hek bllokat e telat”, ah në të vërtetë aty as që ka kishë dhe as që flitet për ndërtim të kishës.
Informacionet e pasakta krijojnë në mënyrë të qëllimshme ose jo, situata pasigurie, frik e tension të panevojshëm dhe mund të dërgojnë në reagime të ashpra dhe nxisin konflikte fetare.
Mediat duhet të nxisin një kulturë mirëkuptimi ndërmjet besimeve fetare në shoqëri. Suksesi i gazetarëve varet nga shkalla e angazhimit të tyre për të mirën e shoqërisë. Promovimi i tolerancës fetare duhet të jetë strategji e medieve.
Liria e shprehjes nga shumë gazetarë kuptohet deri në kufijtë e papërgjegjshmërisë, që nëpërmjet publikimeve dhe transmetimeve të ndryshme në media, cenohet toleranca fetare e nxitet fryma e urrejtjes. Rasti i fundit në Llapushnik tregojë pikërisht këtë.
Por çfarë është toleranca pikërisht?
Nëse në një familje janë katër vëllezër dhe që të katërtit i takojnë besimit islam, por njëri nga ta konvertohet në katolik dhe tre vëllezërit tjerë e respektojnë besimin e ri të vllaut të tyre dhe mes tyre ekziston një harmoni familjare. Kjo është toleranca fetare dhe pikërisht kjo ka ndodh në Llapushnik.
Ajo se çfarë po ndodh në Llapushnik, po ndodh plotësisht me fajin e qeverisë komunale, e cila ka ndarë pronën publike për varrezat katolike në vendin e fushëbetejave dhe monumenteve të UÇK-së, gjë që ka shkaktuar reagime dhe është bërë mollë sherri në mes katolikëve dhe myslimanëve, duke u bërë kështu debat edhe në nivel vendi.
Përndryshe toleranca fetare ekziston atëherë kur kemi varreza të përbashkëta dhe jo të ndara!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Patriotizmi i ekzagjëruar

Patriotizmi i ekzagjëruar

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare