A do të rikthehet butoni “Poke” në Facebook?

E publikuar: 14/12/2017 07:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A do të shohë Facebook rikthimin e butonit të ngacmimit të ashtuquajtur “poke”? Disa përdorues kanë vënë re një buton të tillë të quajtur “greetings.”

Si me çdo testim tjetër rrjeti social ka heshtur për detajet e megjithatë mund të kalojë e gjitha si një testim pa u integruar kurrë.

Next Web raportoi disa butonë të quajtur “greetings” ku përfshihen elementë grafike si përqafime, shkelje syri dhe sigurisht ngacmimi tradicional.

Opsionet gjenden në një buton “hello” në profilin e miqve. Duke klikuar mbi të përdoruesit mund të përzgjedhin njërin prej opsioneve.

Një tjetër opsion që rrjeti social po teston është vendodhja e butonit “poke” në krye të profilit të përdoruesit.

Ky ndryshim zhvendos butonin nga menunë e opsioneve në një vend të vete duke e bërë më të dukshëm.

Ngacmimet virtuale kanë qenë një prej veçorive më të hershme të Facebook por që kohët e fundit nuk është përdorur aq sa përdorej në fillimet e rrjetit social.

Kjo sepse nuk kishte një konsesus të përbashkët në atë çfarë përfaqësonte butoni. Variacionet e reja janë një vazhdim i butonit “Hello.”