Për rindërtimet te Kroi i Vitakut vendoset pas bisedimeve në Bruksel

E publikuar: 24/06/2015 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa banorë të Lagjes Kroi i Vitakut dhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës qëndronin mëngjesin e së martës pranë një dyqani që gjendej buzë rrugicës së ngushtë që lidh këtë lagje me rrugën kryesore, që të çon në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Por aty nuk u panë përfaqësuesit e banorëve shqiptarë, përfshirë dhe Nazmi Ismajli, që një ditë më parë ishte zotuar se do të vazhdonin ndërtimin e shtëpive të djegura të shqiptarëve. Madje Ismajli i kontaktuar me telefon ndryshoi deklaratën e tij, të dhënë një ditë më parë, duke thënë se tani po presin bisedimet dhe kthimin e dy kryetarëve të Mitrovicës nga Brukseli, për të vendosur tutje për vazhdimin e punimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

E të hënën ishte ai që kishte deklaruar se takimet në Bruksel nuk kanë të bëjnë me rindërtimin e gjashtë shtëpive të mbetura të shqiptarëve, nga 10 sa kishin fituar tenderin e Qeverisë së Kosovës për rindërtim në vitin 2012.