Të paraburgosurit nga luftimet në Kumanovë po malltretohen fizikisht,je ministër i drejtësisë apo kukullë për lojë
Informacionet e këtyre ditëve në lidhje me transferrin e disave nga grupi i armatosur në Kumanovë, të cilët që nga 9 maji i këtij viti ndodheshin në burgun hetues të Shkupit dhe malltretimet e pandërprera fizike që po bëhen ndaj tyre në burgjet hetuese të Prilepit dhe Manastirit, më detyruan,që në radhë të parë si njeri,e në radhë të dytë si shqiptar, si bashkëpartiak i dikurshëm i juaji, kurse në radhë të tret si njeri që pata rastin të ju njoh dhe të bindem se jeni njeri i mire i ndershem, nga një familje e ndershme dhe pse jo edhe intelektual, vendosa të ju drejtohem me këtë letër të hapur.
I nderuar z. ministër i drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë,besoj që edhe ju, tashmë keni informacion se këtyre ditëve u be transferi i disa të zënëve rob lufte,(Sami Ukshinit,Andi Krasniqit,Valdet Zekës,Nexhmedin Likës,Demë Shehut dhe disa të tjerëve) nga luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 20015 në Kumanovë , madje në këto momente, kur po shkruaj këtë letër, nga portale të ndryshme informative, madje edhe nga deklaratat e njërit prej avakatëve të angazhuar për mbrojtje të disave nga këta të paraburgosur, u konfirmua se ndaj klientëve të tij po ushtrohet dhunë dhe terror në burgjet hetuese të Prilepit dhe Manastirit. Madje ndaj tyre për ҫdo orë përdoret dajaku jo vetëm nga gardianët e këtyre burgjeve, por edhe nga inspektorët e maskuar sllavomaqedonas
I nderuar z.”ministër ë drejtësisë” në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, se a keni njohuri për transferet e sipërpërmendura, e që duhet të keni, veҫmas në rastin konkret, nuk po ju pyes, sepse e dimë dhe besojm se edhe ju informacionet i keni nga mediumet,ngase zyrtarisht nuk ju njoftojnë, nuk ju përfillin, madje edhe nëse duhet të servohet formalisht ndonjë arsyetim, ai duhet të jetë i përfillshëm nga ana juaj, fundja këtë konstatim tonin e kanë argumentu rastet e panumërta me shqiptarët në këtë republikë deri më tani. Gjithashtu, nuk po ju pyesim, as edhe për njoftimin apo lejen për aplikim të dhunës nga ana e gardianëve dhe inspektorëve kundrejt këtyre të paraburgosurve, ngase ata as që u pyesin juve, e ҫfarë është më e keqja as nuk druhen prej masava që realisht duhej në rastin konkret ti mirrte një ministër.Madje nuk po u pyesim; se kur planifikoni të vizitoni këta të paraburgosur që edhe vetë të bindeni se në ҫmas është i malltretuar Andi Krasniqi i plagosur, apo Valdet Zeka, tashmë me nofull të thyer e mos të flasim për fatin e Sami Ukshinit, ndaj të cilit me siguri ushtrohet dhunë dhe terror shtazarak.e mos të flasim se kur do sanksiononi drejtorit e këtyre burgjeve për lejimin e përdorit të dhunës ndaj të paraburgosurve në fjalë. E di edhe po të shkoni në Manastir apo Prilep nuk do ju lejojnë të i vizitoni këta të paraburgosur.
Por me sinqeritetin më të madh po ju pyes,si po e ndjeni veten përballë këtyre informacioneve rënqethëse për njeriun normal,besoj se e keni të “vështirë”, aq më tepër nuk mund të them se këto informata “renqethese” nuk ju lënë përshtypje. Unë personalisht ju kuptoj juve dhe këdoqoft, që do të ishte në vendin tend, ministër i drejtësisë në këtë moment. Do ta kuptoja, në mos për tjetër, së paku për faktin se nuk e pyesin,nuk e përfillin nuk zbatojnë urdhërat e tij,ngase ashtu i kemi mësuar sepse deri më sot ministrat shqiptar në këtë republikë mund të jenë pjesë përbërse të qeverive të Republikës së Maqedonisë vetëm si kukulla si mekanizma aprovues të projekteve dhe qëllimeve sllavomaqedonase e jo edhe projekteve dhe aspiratave të shqiptarëve,Troҫ shqip thënë asnjë ministër shqiptar në kuadër të qeverive të deritashme të kësaj republike nuk ka arritur të jetë minister kuptimplot në kuptimin e plotë të fjalës.
Për këtë gjendje ju nuk jeni fajtori kryesor,faji ëshëi këtij shteti është i ndërtuar mbi baza diskriminuese kundrejt neve.Pra besoj se e ke të qart, Ju defakto nuk jeni ministër i drejtsisë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë,de jure po që është baraz me pozicionin e një kukulle apo marijonete që luan rolin e ministrit të drejtësisë, varësisht kuteve apo tekeve të pushtetarëve sllavomaqedonas.
I nderuari miku im i dashur, një gjë nuk e kuptoj,pse mban ate pozicion,pse e njëllos veten, mendoj se së paku ju nuk e meritoni këtë që po i bëni vetes,familjes suaj,fëmiut tuaj, sepse nesër dikush do ju përkujtoj këto momente, juve, anëtarëve të familjes suaj, fëmijëve tuaj. Paramendoni se nesër dikushi fëmijëve tuaj do u përkujtoj se në kohën kur yt at ishte ministër drejtësia,shqiptarët u rrahën e malltretuan burgjeve,madje mizorisht u rrahën ata që tët at dhe të tjerët si ai i bënë ministra apo funksionar, mos të flasin, jo o zot, ndonjëri prej tyre edhe të likuidohet, ngase dhuna nuk ka masë.
Prandaj i nderuar Adnan jashari,aktualisht ministër i drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, nëse nuk mundeni apo nuk arrini që të siguroni trajtim ligjor kundrejt këtyre të paraburgosurve, që tashmë është shumë e qart se nuk mundeni,largohuni nga ai pozicion. Dorëheqja juaj e menjëhershme është e domosdoshme,ajo alarmon faktorët tjerë,veҫmas ata ndërkombëtar për ndërprerjen e dhunës kundrejt këtyre të paraburgosurve, ngase ju me pranin tuaj në ate pozicion nuk po arrini që të jetësoni edhe ligjet në fuqi të cilat edhe ashtu janë diskriminuese për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë.
Dorëheqja nuk ju rrezikon, ju shpëton nga turpi që dita ditës po u kaplon, fundja askush nga ju nuk po kërkon të rrezikoni dicka, ngase ju nuk jeni kategori njerëzore që rrezikoni për të tjerët, por përfitues mbi kurrizin e atyre që rrezikuan e po rrezikojnë per ju dhe tipat si ju .Ju as që mund të paramendoni e lëre më të bëheni Sami Ukshin, Andi Krasniq, Valdet Zekë, Nexhmedin Likë e plot të tjerë me radhë, që dhanë jetën apo rrezikuan ate që nesër tipat si ju të jenë vërtet ministra në kuptimin e plot të fjalës.
Vetëm dorheqja të shpëton nga turpi dhe mëkati, që gjithnjë e më tepër po peshojnë mbi personalitetin tënd. Dorëhiqu sa nuk është tepër vonë.
Me respek
Mr Emerlla Ukshini Kumanove