Lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe kërkoi sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, që të dërgoj kërkesë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria, pas rënies nga pushteti të Viktor Orbanit.
“Çka do bëj Nikolla Gruevski, i dënuari dhe simboli i korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit ,tani kur më nuk ka mbrojtës në Budapest. Të cilin për vite me rradhë e mbronte nga drejtësia Viktor Orban”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Kryminsitri Hristijan Mickoski tha se nëse Gruevski shfaqet në Maqedoni, i njëjti do të dërgohet për vuajtje të dënimit me burg.
“Nëse Nikolla Gruevski kthehet në Maqedoni, ai ka aktvendim gjyqësor në fuqi, dhe ai menjëherë pasi të paraqitet në Maqedoni, normalisht, organet e rendit do ta dërgojnë për vuajtje të dënimit me burg”, tha Hristian Mickovski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Edhe njëri prej liderëve të VLENI-t, Izet Mexhiti u shpreh se Gruevski vendin e ka në burg.
“Mendoj se më tepër është çështje që mërziten ata që e kanë ndihmuar për të ik Gruevski prej Maqedonie në Hungari , tash sërish ata le t’ia bajnë dertin se çfarë do të bëjnë me Gruevskin , se a do të shkojnë ta ndihmojnë edhe prej në Hungari, nuk është derti jonë”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Kryeministri në ardhje i Hungarisë Petar Maxhar paralajmëroi se pushteti i ri nuk do të ofrojë më strehim për njerëzit që i ikin drejtësisë.















