Valon Syla: Vjosa Osmani me pantolla, ky është karakteri i Lumir Abdixhikut

E publikuar: 02/02/2026 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Valon Syla ka kritikuar LDK-në dhe kryetarin Lumir Abdixhiku, duke thënë se partia ka zgjedhur të bashkëpunojë me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Syla e përshkruan këtë sjellje si “karakter politik i dobët” dhe paralajmëron se opozita tashmë e ka adresën, ndërsa LDK po tregon shenja mbështetjeje për qeverinë aktuale.

Postimi i plotë:

LDK e zgjodhi rrugën kah Albin Kurti dhe Vetêvendosja.

Kësaj i thonë Vjosa Osmani me pantolla. Dhe ky është karakteri politik i Lumir Abdixhikut dhe përcjellësve të tij të këtij lloji.

Opozita tashmë dihet kah e ka adresën. LDK po jep shenjë pro pushtetit.

Me vjen keq prej krejt atyre miqve në LDK, që ju ra fatkeqësia me e provu përfundimisht edhe këtë fazë llaskucnie.

Edhe Rugovista edhe me Albin Kurtin.

Këtë qe po ndodhë e pritet të ndodhë në të ardhmen, mos ja paqa borxh këtë askujt.

Në vend të Kosovës dhe asaj qê qëndronte LDK gjenerata e re aty e zgjodhi pushtetin.