“Mami, babi unë dola…” – familja tregon bisedën e fundit me djalin që u zhduk në Gjilan

E publikuar: 16/01/2026 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja e Xhengiz Hyzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet kur e kanë parë familjarin e tyre për herën e fundit.

Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme.

“Ka dalë nga shtëpia me datën 2 janar, biseda e fundit ka qenë krejt normale, na tha: ‘mami, babi unë dola…’”, kanë thënë familjarët për Klan Kosovën, transmeton Periskopi.

“Me vete e ka letërnjoftimin, pasaportën e ka harruar në shtëpi. Kemi njoftuar policinë njëherë, na kanë rekomanduar që ta kërkojmë vetë, por pas tentativave tash gati dy javë s’ka pasur rezultat”.

“Jemi të shqetësuar shumë dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e keni ndonjë informatë, të na lajmëroni. Shpresa e fundit jeni ju”.

Përndryshe, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e Xhengiz Hyzeirit nga Gjilani.

18 vjeçari është shpallur i humbur humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Njoftimini plotë:

Person i humbur – Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe media

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe identifikimin e vendndodhjes së personit, njofton opinionin publik se:

Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri,
i lindur më 15.07.2008,
me adresë banimi në rrugën “Lufta e Gjilanit”, qyteti Gjilan,është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe përpjekjeve për gjetjen e personit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave. Çdo person që posedon informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografinë e bashkëngjitur, lutet të njoftojë Policinë e Kosovës përmes njërës nga mënyrat në vijim:

Stacioni më i afërt policor
Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”
E-mail: [email protected]
Numrat kujdestarë: 192

Policia e Kosovës garanton se të gjitha të dhënat e ofruara nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në këtë rast.