Operohet 9-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Gjakovë, i hiqet plumbi

E publikuar: 04/01/2026 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

9 vjeçarja e cila u plagos në Gjakovë mbrëmë është operuar nga ekipi kujdestar nga Klinika e Neurokirurgjisë.

“Është larguar trupi i huaj, pacientja ka qenë në gjendje stabile. Vazhdon trajtimi i mëtutjeshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë”, deklaroi Dafina Basholli për Klankosova.

Mbrëmë në rrugën “Bardhyl Çaushi”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mes disa personave, u qëllua vajza e cila ishte kalimtare e rastit.

Sipas policisë, i dyshuari për rastin vazhdon të jetë në arrati dhe i njëjti është në kërkim