Kurti pas takimit me Presidenten: Do të bëjmë çmos që Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut

E publikuar: 02/07/2025 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të bëjnë çmos që, në frymën e bashkëpunimit dhe përmes konsultimeve të dendura, Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut.

“Në javën e fundit të korrikut duhet ta kemi konstituimin e Kuvendit. Do të bëjmë çmos që, në frymën e bashkëpunimit dhe përmes konsultimeve të dendura dhe në idenë e kompromisit, ta realizojmë këtë gjë që të kalojmë te formimi i qeverisë së re.

Diskutuam gjerë e gjatë, përmendëm të gjitha elementet. Tash zonja Presidente do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë dhe në fund do ta shohim se a kemi bërë përparim.

Besoj se duhet t’u japim shansin edhe takimeve të tjera”, tha Kurti.