Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se është gjithmonë për ura bashkëpunimi dhe për të mirën e vendit, kur u pyet nga gazetarët për takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me partitë politike.
Madje, Kurti tha se kushdo që ka dilema për këtë, mund ta kontaktojë për sqarime.
“Unë gjithmonë jam për ura bashkëpunimi dhe marr pjesë në takime. Gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona dhe në të mirë të qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht. Ju e dini qëndrimin tonë, jemi për hapje dhe për ura lidhëse, përfshirë edhe urën kryesore mbi lumin Ibër. Aktualisht atje ka vetëm njësi të policisë, dhe natyrisht, edhe ajo urë do të hapet”, tha Kurti pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.


















