Kurti e ‘çel gojën’ para gazetarëve, për planin 15 pikësh të Abdixhikut thotë se ka folur deputeti Artan Abrashi

E publikuar: 13/06/2025 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u deklarua fare shkurt për planin 15 pikësh të kryetarit të LDK-së. Lumir Abdixhiku, për Qeverinë e Unitetit Kombëtar.

“Ka folur deputeti ynë Artan Abrashi, i cili flet flet në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes “, tha Kurti.

Më herët , Abrashi e ka cilësuar planin 15 pikësh të kryetarit të LDK-së si joserioz.

Abrashi, u mor me opozitën në deklarimin e tij.

Tha se situata ku po shkojmë, nuk i konvenon partive opozitare.

“Po shkojmë drejt situate që nuk i konvenon opozitës. Vazhdim i qasjes bllokuese, e destruktive. Një qasje është duke krijuar pasoja për vendin tonë, paralizimi i jetës institucionale politike, nuk i duhet Kosovës”, tha Abrashi. /EO